Ministria e Mbrojtjes njofton se sē bashku me Bashkinë e Vlorës vepruan me shpejtësi për t’i bërë ballë situatës. 🙏Jemi mirënjohës ndaj djemve dhe vajzave të Bazës Mbështetëse të Emergjencave Civile🚒 dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile 🧑🏼‍🚒për koordinimin e shpejtë, duke vënë në funksion të plotë sistemin e shkarkimit të hidrovorit të Vlorës.

Në terren ndodhen 11 forca, 2 mjete, 2 motopompa, 3 mjete vetëshkarkuese dhe 1 ekskavator. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile, si në nivel lokal ashtu edhe qendror, janë angazhuar për monitorimin dhe menaxhimin e situatës, duke siguruar funksionimin normal dhe mbrojtjen e qytetarëve.

yacht hotel sarande

Gjatë orëve në vazhdim, forcat tona do të monitorojnë me kujdes situatën për të siguruar jetën e qytetarëve dhe për të evituar dëmet materiale në biznese apo banesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu