Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu po merr pjesë ditën e sotme në Samitin dyditor të Ministrave   të Mbrojtjes së vendeve të NATO, në Bruksel.

yacht hotel sarande

Ky Ministerial drejtohet për herë të parë nga sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte.

Në qendër të diskutimeve të Ministrave të Mbrojtjes është strategjia për të vepruar më shpejt dhe më efektivisht, me theks të veçantë në investimet në kapacitete dhe teknologji të reja.

Në një postim në facebook ministri Vengu bëri me dije “Në takimin me homologët e vendeve pjesëmarrëse në koalicionin për Mposhtjen e ISIS të mbledhur nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u konfirmua vendosmëria e koalicionit për të vijuar angazhimin dhe përpjekjet e përbashkëta në Irak.
Fokusi i ditës së parë të takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s në Bruksel ishte lufta në Ukrainë si dhe bashkepunimi me vendet partnere të Indo-Paqësorit.
Në lidhje me Ukrainën, rikonfirmova angazhimin e vendit tonë, krah vendeve aleate në mbështetje të palëkundur për Ukrainën në përpjekjet e saj për stabilitet dhe siguri. Do negociohet mes dy vendeve mbi “Marrëveshjen mbi bashkëpunimin për sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës”, ndërkohë që Shqipëria do të angazhohet për të ofruar trajnim për personelin ushtarak të Ukrainës.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu