Ministri i Tregtisë së Zelandës së Re, Andrew Bailey, dha dorëheqjen pasi preku një koleg në krah, duke thënë se sjellja e tij dukej “autoritare”.

Ai kërkoi falje në një deklaratë për incidentin, duke thënë se ndodhi gjatë një “diskutimi të fortë”.

“Biseda u zvarrit dhe unë vendosa dorën në krahun e punonjësit, diçka që ishte e papranueshme”. Megjithatë, ai nuk ka dhënë më shumë informacion për ngjarjen dhe nuk ka specifikuar nëse personi është burrë apo grua.

Tetorin e kaluar, siç raportoi BBC, në një tjetër incident që u diskutua, ai e kishte quajtur një punonjës të një punishte vere “humbëse” dhe gjithashtu kishte përdorur një shprehje fyese ndaj tij. Ai më vonë kërkoi falje publike edhe për këtë.

Kryeministri Christopher Lacson tha më vonë se incidenti ndodhi javën e kaluar. Kur u pyet nëse Bailey do të kthehej në qeverinë e vendit në të ardhmen, ai u përgjigj: “kurrë mos thuaj kurrë”./BlakanWeb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu