Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Marta Kos, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, u shpreh se procesi i integrimit të Shqipërisë po ecën me hapa të përshpejtuara.

“Procesi ishte i shtyrë në mënyrë konstante dhe kjo ishte bllokim për rreth 15 vite ku nuk kemi parë as marrje masash as hapa para të rëndësishëm drejt zgjerimit.
Ndaj duam që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e jona.
Në 6 muajt e fundit kemi vendosur çdo përpjekje për të përshpejtuar procesin për Shqipërinë që në 2009 Shqipëria ka paraqitur kërkesën për akses, në 12014 mori statusin kandidat.
Në 2 muaj kemi pasur 2 konferenca ndërqeveritare, janë hapur dy grupkapituj dhe kjo shpejtësi është e paprecedentë. Kanë ndodhur në 2 muaj më shumë se çfarë ka ndodhur në 15 vite.
Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer për 6 kapitujt që do të jenë në këtë grupkapitull,. Ndaj dhe po e hapim sot që Shqipëria të ecë para, pasi është vend i NAO-s dhe pjesë e Këshillat të Sigurimit. Ky grupkapitull është i rëndësishëm.
Është interesi ynë i përbashkët që Shqipëria të ketë sukses në integrim. Anëtarësimi i Shqipërisë do të forconte BE-në, duke parë progresin ekonomik që vendi ballkanik ka bërë. Kompanitë hungareze janë pjesë e tregut shqiptar”, tha ai./balkanweb

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu