Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot në Nju-Jork një takim me përfaqësues të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, kryesimin e së cilës e ka Shqipëria deri në dhjetor 2024.

Hasani, duke e cilësuar produktiv këtë takim, theksoi se në këto 21 vite të Kartës së Adriatikut prioritetet tona si integrimi euroatlantik, zgjerimi i anëtarësimit në nismë dhe rritja e bashkëpunimit teknik për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë, mbeten të rëndësishme.

yacht hotel sarande

Karta SHBA-Adriatik (US-Adriatic Charter) është një nismë politike sigurie me karakter rajonal, e dakordësuar paraprakisht në Samitin e NATO-s në Pragë (nëntor 2002), mes presidentëve të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe SHBA-ve, për tu zgjeruar më pas me Malin e Zi dhe Bosnje – Hercegovinën, e ku Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vëzhguesit./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu