Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ministri në mesazhin e tij thekson rëndësinë e kësaj periudhe për reflektim dhe pastrim shpirtëror, duke inkurajuar bashkimin e familjeve dhe komuniteteve në tërë vendin.

“Të dashur besimtarë, kudo që jetoni e punoni, nesër, më 1 mars, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, një muaj i bekuar reflektimi dhe pastrimi shpirtëror. Ju uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë begati, paqe dhe harmoni në familje. Në këtë muaj të shenjtë, le të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi, duke i bërë komunitetet tona më të ndjeshme dhe më të bashkuara.”

Në një kohë sfidash, mesazhi i ministrit nxit një ndjenjë solidariteti dhe përkrahjeje mes besimtarëve. Agjërimi gjatë Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit, një detyrim për çdo mysliman të rritur dhe të shëndetshëm, që i afron më shumë me zotin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu