Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla shpreh ngushëllimet për ndarjen para kohe nga jeta të sportistit të njohur Maksim Pekmezi, një nga volejbollistët e shquar të ekipeve Dinamo dhe Dajti gjatë viteve ‘80-‘90.
Maksim Pekmezi ishte shpallur kampion kombëtar me ekipin e të rriturve të Dinamos, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e volejbollit shqiptar.
Familja e volejbollit ka humbur një mik, një shok dhe një familjar të dashur, i cili do të kujtohet gjithmonë për qetësinë dhe mirësinë që e karakterizonin.
Ministri i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve për këtë humbje të parakohshme të legjendës së volejbollit shqiptar.