Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar Rama 4 do të betohen paraditen e së premtes në Presidencë, një ditë pasi u votëbesuan në Parlament vetëm me votat e mazhorancës.

Euronews Albania mëson se ceremonia e betimit para presidentit Bajram Begaj do të kryhet nesër në orën 10:00.

Pas betimit ministrat do të shkojnë në këmbë në Kryeministri ku do kenë mbledhjen e parë të qeverisë.

Mes tensionesh, Kuvendi votoi me vetëm 82 votat pro të mazhorancës, programin qeverisës dhe 16 ministrat e kabinetit Rama 4.

Kjo është hera e parë që një program qeverie nuk prezantohet, por votohet direkt në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta.

Seanca ishte parashikuar të zgjaste më shumë se 25 orë me debat, ku fokusi do të ishte te programi i qeverisë dhe argumentet e opozitës ndërsa menjëherë pas votimit, kryeministri Rama u largua./Euronews

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu