Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ishte i ftuari i radhës në emisionin Goca dhe Gra në Top Channel.
Mes batutave dhe të qeshurave, ai iu përgjigj pyetjeve pikante të vajzave në studio.
Dembacaj: Nuk është hera e parë që ndodhesh mes zonjave, se je mes ministreve, ku ndihesh më mirë këtu apo atje.
Balla: Kur jam pranë teje më nxjerr mallin e një ish kolegeje.
Dembacaj: Të ka marrë malli ë? Do ta doje prap në politikë zonjën Topalli?
Balla: Më ka marrë malli me të pa ty në Portokalli jo Topallin.
Dembacaj: E kanë quajtur post të mallkuar ministrin e Brendshëm.
Balla: Unë mendoj që për një politikan që i jepet mundësia që t’i shërbejë vendit si ministër i Brendshëm është respekt i madh, përgjegjësi e madhe dhe besoj që publiku dhe ata që na ndjekin më japin të drejtë që paketa e sigurisë në shkolla ishte gjëja e duhur për t’i dhënë fund shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Balla: Sepse duhet të merrem me diçka tjetër që për mua është një statisfaksion po aq i madh, më duhet që të komunkoj me vëllezërit dhe motrat tona në diasporë që në shumicë të madhe ndjekin Top Channel..oranews