
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përshëndeti sot 28 mijë nxënës që fillojnë provimet kombëtare të arsimit bazë.
Provimet nisën me Gjuhën Shqipe, do të vazhdojnë me Matematikën dhe Gjuhën e Huaj. Testimet zhvillohen në 340 qendra të organizuara dhe monitoruara nga staf i kualifikuar i institucioneve arsimore, duke garantuar transparencë dhe rregullsi.
Këto provime përbëjnë një etapë kyçe në formimin e nxënësve, duke i përgatitur për fazën e ardhshme të studimeve të nivelit të dytë.
Kujtojmë se maturantët e kanë përfunduar fazën e testimit në katër provime, ndërsa do të njihen me rezultatet që u mundësojnë rrugëtimin drejt universitetit./tvklan.