Minatori humb jetën në Bulqizë. Dy aksidente në punë në 24 orë
Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, 60 vjeçari, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.
Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Më herët në Sarandë një 62 vjecar i plagosur rëndë pasi ka rënë nga një skelë teksa punonte në një kantier ndërtimi, është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Burime nga spitali i Sarandës bëjnë me dije se Servet Ziflaj është paraqitur ditën e djeshme në urgjencën e Sarandës pasi kishte rënë nga një lartësi rreth 3-4 metra dhe hyri në gjendje kome