Milva Ekonomi, deputetja e Partisë Socialiste, ka rrëfyer për herë të parë dhunën fizike që ndodhi në ambjentet e Kuvendit, nga dy deputetë të PD.
Pak kohë më parë, Xhelal Mzzu dhe Ina Zhupa, penguan Ekonomin të hyjë në një sallë të Kuvendit, duke e qëlluar me brryl në diafragmë.
E qetë, por edhe e sjellshme, deputetja e PS, në një intervistë për TemA, sjell ato momente, por theksin e ka ndaj dhunës që po ndodh në parlament prej kohësh.
Ajo e konsideron dhunën si një instrument destruktiv që nuk i bën keq vetëm politikës, por të gjithë vendit./TEMA