Ndeshja e parë pa Stefano Piolin në stol dhe e fundit pa Paulo Fonsecën. Milani mbylli përfundimisht sezonin 2023-2024 me miqësoren e luksit ndaj Romës në Australinë e largët, aty ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 5-2.
Kuqezinjtë drejtoheshin ën stol nga Daniele Bonera, megjithatë mendja e futbollistëve dukej se nuk ishte aspak te miqësorja, teksa ishte Roma ajo që fitoi, duke bërë një ndeshje mjaft të bukur.
Baldanzi, Abraham, Angelino, Dybala dhe Azmoun shënuan për verdhekuqtë, ndërsa te Milani nuk mjaftuan golat e Theo Hernandez dhe Okafor. Ky i fundit u aktivizua në pjesën e dytë në vendin e veteranit francez Olivier Giroud, i cili luajti edhe ndeshjen e fundit me fanellën kuqezi të Milanit.
Fill pas kësaj ndeshjeje futbollistët e të dy skuadrave pritet të shpërndahen, me një pjesë që do të luajnë kompeticionet përkatëse në përfaqësueset e tyre dhe të tjerët që do të nisin pushimet.