
Milan magjik! Kuqezinjtë e Serxhio Konseisaos mposhtën me rezultatin 0-3 Interin në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë, duke marshuar drejt finales së madhe.
Falë këtij triumfi Milani konfirmohet si “mace e zezë” e Interit në këtë edicion.
Pasi e mposhti në finalen e Superkupës dhe në një nga duelet e kampionatit, kuqezinjtë tani i eliminojnë interistët edhe nga Kupa e Italisë.
Dopieta e Joviç dhe goli i Reijnders i siguroi kualifikimin e artë skuadrës së Konseisaos që në finale me shumë gjasa do të përballet me Bolonjën, që në aktin e parë gjysmëfinal mposhti Empolin 0-3.