Milan dhe Inter mund të jenë rivalë të përjetshëm, por për momentin mund të festojnë një sukses të përbashkët. Pas vitesh betejash gjyqësore dhe administrative, dy gjigandët e Serie A më në fund kanë fituar të drejtën për të blerë përfundimisht stadiumin “San Siro”, ku do të ndërtojnë një impiant modern.

Këshilli komunal i Milano vendosi të lejojë shitjen e atij që cilësohet si “La Scala” e futbollit, ndërsa dy klubet kishin rënë dakord më parë për të ndarë përgjysmë shpenzimet për blerjen dhe më pas rindërtimin e stadiumit të ri në të njëjtin vend.

Vetëm pak javë më parë, Milan dhe Inter prezantuan edhe projektin e impiantit të ri, duke e cilësuar atë si një katedrale modern që i shtohet qytetit të Milanos.

Sipas këtij projekti, stadiumi i ri do të kushtojë pak më shumë se 1.2 miliard euro.

Ai do të ketë një kapacitet prej 71 mijë e 500 vendesh, ndërsa do të jetë gjithashtu një hapësire multifunksionale, me hotele, restorante dhe qëndra tregëtare.

Pas përfundimit të procedurave burokratike për kalimin e pronësisë të “San Siro” te Milan dhe Inter, punimet do të nisin në fund të sezonit të sezonit, ndërsa inagurimi i impiantit të ri sipas projektit do të bëhet në vitin 2031./Abcnews

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu