
Një memorial madhështor po zhvillohet në State Farm Stadium, në Glendale, Arizona, ku dhjetëra mijëra persona janë mbledhur për të nderuar Charlie Kirk, aktivisti konservator që u vra më 10 shtator gjatë një aktiviteti universitar në Utah.
Në memorial pritet të flasin Presidenti Donald Trump, Zv. Presidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., si dhe bashkëshortja e Kirk, Erika Kirk.
Atmosfera në stadium ngjan më shumë me një tubim politik sesa me një ceremoni përkujtimore, me pjesëmarrës të veshur me flamurin amerikan dhe me kapele “Make America Great Again”. Organizatorët presin që më shumë se 100,000 njerëz të marrin pjesë, duke e kthyer ngjarjen në një prej më të mëdhave të këtij lloji në SHBA.
Detaje të rëndësishme:
Charlie Kirk u vra nga Tyler Robinson, 22 vjeç, i cili është tashmë nën akuzë për vrasje me paramendim, me prokurorët që kërkojnë dënimin me vdekje.
Vrasja ndodhi gjatë një aktiviteti ku merrnin pjesë rreth 3,000 persona. Robinson qëlloi nga një çati në kampusin e Utah Valley University, duke përdorur një pushkë gjahu me precizion të lartë.
Pas një 33-orësh , ai u arrestua pasi babai i tij e bindi të dorëzohej.
Siguria në stadium është në nivelin e Super Bowl, me kontrolle të rrepta dhe masa të shtuara sigurie.
Trump e ka quajtur Kirk “një burrë të madh dhe një patriot të jashtëzakonshëm”, ndërsa vrasja e tij ka ndezur debate të ashpra mbi lirinë e fjalës dhe polarizimin politik në SHBA.