
Në një takim të zhvilluar me kryeministrin Hristijan Mickoski, krerët e koalicionit VLEN kanë kërkuar dhe siguruar përjashtimin e Arben Taravarit nga qeveria aktuale.
Sipas burimeve të 3-shi.net, vendimi është marrë pas konstatimit të bashkëpunimit të vazhdueshëm të Taravarit me BDI-në, parti të cilën VLEN e konsideron të kriminalizuar dhe të papranueshme për çdo formë bashkëqeverisjeje.
Nuk janë dhënë ende detaje zyrtare por mësohet se krerët e VLEN-it e kanë bindur kryeministrin Mickoski se veprimi i fundit i Taravarit për të dalë me lista të veçanta për këshilltarë në zgjedhjet lokale është i papranueshëm dhe nuk duhet jetë pjesë e Qeverisë