Ish-presidenti dhe kreu i Partia e Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga paraburgimi kundër nismës së mazhorancës për ndryshime ligjore që, sipas tij, prekin reformën në drejtësi.

Në një postim në Facebook, Meta akuzoi shumicën dhe kryeministrin Edi Rama për miratimin e “ligjeve me porosi”, ndërsa ironizoi kreun e qeverisë duke u shprehur: “I thoni të lexojë Kushtetutën, se u bë gazi i botës”.

Sipas tij, shqetësimi kryesor lidhet me një rrezik të mundshëm për pezullimin e Presidentit të Republikës. “Presidenti nuk pezullohet, vetëm nëse vendos të vetëpezullojë veten”, theksoi Meta.

Ai shtoi se edhe më parë janë miratuar ligje që, sipas tij, bien ndesh me Kushtetutën dhe favorizojnë biznesmenë të lidhur me qeverinë, duke theksuar se këto raste janë kallëzuar në SPAK.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu