Kompania e një prej të ftuarve në ceremoninë e betimit të presidentit Trump, Mark Zuckerberg, Meta mohon pretendimet që qarkullojnë në mediat sociale se përdoruesit janë detyruar automatikisht të ndjekin llogaritë zyrtare që u përkasin figurave të larta në administratën e re Trump.
Disa përdorues të Facebook dhe Instagram janë ankuar pas inaugurimit të Donald Trump të hënën se ata janë detyruar “automatikisht” të ndjekin presidentin e ri, si dhe zëvendëspresidentin JD Vance dhe Zonjën e Parë Melania Trump.
Zëdhënësi i Meta-s, Andy Stone, shpjegon se llogaritë menaxhohen nga Shtëpia e Bardhë, e cila i ka përditësuar ato për të pasqyruar pozicionet e reja.
“Kjo është e njëjta procedurë që kemi ndjekur gjatë tranzicionit të fundit presidencial”, shkruan ai në një deklaratë.
Drejtori i Çështjeve Publike të Metës, Nkechi Nneji i thotë gjithashtu partnerit tonë amerikan CBS Neës: “Meta nuk bën askënd të ndjekë asnjë llogari dhe ne nuk e kemi bërë kurrë”, duke shtuar se përdoruesit mund të kenë harruar se kanë ndjekur llogaritë zyrtare në administratat e mëparshme.