
Avokati Romeo Kara, i ftuar në edicionin ‘Ora e fundit’ foli lidhur me çështjet ligjore që janë nën ngarkim të çiftit Meta-Kryemadhi. Seanca e parashikuar për Metën do të mbahet në datë 26 qershor pasi SPAK ka prova të reja lidhur me ish presidentin. Kara tha se hetimi vazhdon dhe se ka bashkëpunime me prokurori të huaja lidhur me shpenzimet jashtë vendit që çifti ka bërë ndër vite.
“Në këtë seancë që është shtyrë, kemi paraqitjen e një prove të re tregon që hetimi vazhdon.
Kemi dhe një provë tjetër që e përforcon dhe do të bëj të lëviz deri në origjinë lidhur me kartën dhe shpenzimet e bëra. Mund të ketë dhe karta të tjera, është folur për shpenzime luksi dhe mjekësore në Austri, Francë dhe SHBA. Ka bashkëpunime me prokurori të huaja dhe është e bindur organi i akuzës që ka fshehje pasurie dhe ka përfitime të jashtëligjshme.”, tha avokati./tema