
Ish-presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të jetë prezent në sallën e gjyqit në GJKKO për seancën paraprake.
Ndryshe nga herët e tjera, kur është përfaqësuar me avokat, Meta është shoqëruar nga 313 drejt gjykatës.
Megjithatë, gjykata mori vendimin për ta shtyrë seancën më 5 dhjetor. Ilir Meta ka marrë edhe një avokat të dytë, që kërkoi kohë të njihet me aktet.
Ndërkohë, Monika Kryemadhi nuk pati marrë njoftim për seancën e sotme. Nga kafazi i sallës Meta ka kërkuar dhe vet aktet, pasi avokatët i kanë marrë ne CD dhe nuk ka si i akseson në qeli, ndaj i ka kërkuar edhe të printuara.
Po sot Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për t’i ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”, duke lënë në fuqi vendimin Apelit të GJKKO.






