Kryeministri Edi Rama ka kujtuar si është realizuar bashkëpunimi mes Universitetit Bujqësor të Tiranës me atë të Bokut në Vienë.

Në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, kreu i qeverisë kujton takimin e përfaqësuesit e këtij universiteti, që siç tha ishte i pari kryeministër që shkonte në dyer të këtij universiteti pas më shumë se 100 vjetesh.

“E kujtoj atë moment sepse realisht Uberti ishte i tronditur dhe pak i zverdhur në portret, duke parë kryeministrin dhe rektorin e një universiteti që i mësyjnë në derë. Siç e tha edhe vetë, i pari kryeministër që vjen në derën e Universitetit pas 100 vjetësh dhe më tepër kryeministri i Shqipërisë me një grup shqiptarësh të njohur si emigrantë që mund të kërkonin edhe azil politik në universitetin e Vienës”, shprehet kryeministri Rama.

Rama: Dua të kthehem një çast në një moment restrospektiv për të prekur pastaj sa më shkurt disa pika të rëndësishme për sot dhe për nesër. Momenti retro është kur rektori i Universitetit më është drejtuar me urgjencë dhe panik do thosha për shkak të rënies së numrit të studenteve dhe domosdoshmërisë për të mundësuar që universitetit të mos mbetej pa studentë. Më ka kërkuar që të mbështes idenë e uljes së mëtejshme të mesatares së pranimeve në këtë universitet. Pra të shkonim në një drejtim që të sillte me shumë njerëz, por do të komprometonte cilësinë e burimeve njerëzore

Unë i thashë rektorit që ne duhet të shkojmë në të kundërtën, duhet të synojmë që ti japim universitetin markën e ekselencës dhe ta bëjmë tërheqës përmes një mundësie të re përmes forcës së dijes.

Kështu lindi ideja për të shkuar së bashku me ministren në atë kohë dhe me zv rektoren dhe një grup si një delegacion në dyert e Universitetit Boku ku njohëm të ditëlindurin e sotëm, Ubertin, që jemi në garë me Bardhin se kush e do më shumë sepse para mbledhjes e lamë që lulet do ja jepja unë, por Bardhi ngaqë foli i pari përfitoi nga radha për tia dhënë lulet vetë.

E kujtoj atë moment sepse realisht Uberti ishte i tronditur dhe pak i zverdhur në portret, duke parë kryeministrin dhe rektorin e një universiteti që i mësyjnë në derë. Siç e tha edhe vetë, i pari kryeministër që vjen në derën e Universitetit pas 100 vjetësh dhe më tepër kryeministri i Shqipërisë me një grup shqiptarësh të njohur si emigrantë që mund të kërkonin edhe azil politik në universitetin e Vienës.

Kështu filloi bashkëpunimi që sot ka sjellë një situatë optimizmi. Sot rezulton 20% plus studente në Universitetin Bujqësor, studente jo me mesatare të ulët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu