Iu dha sot lamtumira e fundit kryepeshkopit Anastas.

Pas dy ditësh homazhe, Kryepeshkopi Anastas prehet tashme në kriptën e Katedrales, aty ku sipas traditës së lashtë ortodokse, varrosen prijësit e kishës që kanë ndërtuar e drejtuar tempujt e shenjtë. Per kete arsye kane marre leje speciale nga bashkia e Tiranes pasi Shqiperia nuk lejon  varreza private.

yacht hotel sarande

Liderët e Kishave Ortodokse në botë, por jo vetëm, moren pjesë në ceremoninë mortore, bashkë me ta edhe krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri, por edhe të Greqisë. I pranishëm kryeministri grek, Mitsotakis me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar, lideri i opozitës greke, por edhe Kryepeshkopi i Athinës.

Ne homazhet për Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos, mori pjesë edhe Fredi Beleri
Mungojnë partiarku i Serbisë dhe Rusisë, ndërkohë që në homazhe ndodhet i pranishëm ambasadori rus në Shqipëri.

Të pranishëm ishin dhe Patriarku Izraelit Theofili i Jerusalemit; Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi; Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë etj.

Kryepeshkopi Anastas u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë. Krypeshkopi fronëzua në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më 2 gusht 1992, plot 33 vite më parë në moshën 63-vjeçare. Fortlumturia e tij arriti të ringrinte nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Katedralja Ngjallja e Krishtit, e vendosur në qendër të Tiranës është kisha e tretë më e madhe ortodokse në Europë, është një ndër dhuratat e Hirësisë së tij për popullin shqiptar.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbërriti në katedralen Ngjallja e Krishtit’ për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së krypeshkopit Anastas.
Pas homazhe para arkivolit të kryepeshkopit shtrëngoi dorën me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu