
Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK) bën apel që të gjithë përdoruesit e whatsapp të bëjnë kujdes nga një mesazh që mund të mbërrijnë në telefonat e tyre.
Sipas ASKS një sondazh ku kërkohet të votohet synon të vjedhe të dhënat personale. Kujt i mbërrin një mesazh i tillë duhet ta raportojë menjëherë dhe të mos vijojë klikimin.
Njoftimi i AKSK:
Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin whatsapp.
Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues.