Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për 25 të pandehurit, mes tyre 4 efektivë, Elio Picoku, ish-Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë dhe ish-policët Alkid Ndreu, Kujtim Xhaja e Amarildo Lika, të cilët akuzohen se merrnin ryshfet nga 500 deri në 1500 euro për të kthyer para afateve patentat e pezulluara.
Apeli i GJKKO-së mori vendimin për 4 efektivët:
– Rikthimin në qeli të Alkid Ndreut duke e dënuar 2.8 vite burg, që do e vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme
– Dënimi për Elio Picokun është rritur nga 1.8 vite pas hekurave, në 2 vite burg.
Gjithashtu iu është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.
-Rikthimin në qeli të Kujtim Xhajës duke e dënuar me 1.4 vite burg dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh./panorama