Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshime në ligjin “Për regjistrimin e biznesit”, të cilat parashikojnë regjistrimin përmes portalit “e-Albania” në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).
Qeveria vendos: Nga shpërblimet te ndihma financiare në rastet e dëmtimit të pronës, ja çfarë përfitojnë punonjësit e Gardës së Republikës
Projektligji ka për qëllim përmirësimin e procesit të ofrimit të shërbimeve publike online, shkurtimin e kohës dhe procedurave si dhe radhët e pritjes për qytetarët, duke shkurtuar kohën e marrjes së shërbimeve.
Gjithashtu, me anë të këtij projektligji bëhen edhe disa ndryshime të tjera, për sa i përket personave që lejohen të bëjnë aplikimin për regjistrimin fillestar të personave juridikë, formën e paraqitjes së dokumenteve në aplikim, emërtimin e shoqërive tregtare, mënyrën e njoftimit të subjekteve për miratimin, pezullimin dhe refuzimin e aplikimeve./oranews