Policia e Ekuadorit ka arritur të lirojë gruan dhe djalin 5-vjeçar të futbollistit Emelek Xhekson Rodriguez, të cilët u morën peng dy ditë më parë.

Banesa e tij u sulmua ditën e mërkurë nga persona të maskuar,. Vetë futbollisti arriti të shpëtonte duke u fshehur nën shtrat, ndërsa rrëmvbyesit morën gruan dhe djalin e tij 5-vjeçar.

 

Ngjarja bëri shumë bujë dhe në mediat ndërkombëtare dhe policia në Ekuador u mobilizua, duke arritur të gjente vendin ku mbaheshin peng ata.

Në një video në rrjetet sociale është shfaqur momenti kur policia hyn në dhomë dhe gjen gruan duke përqafuar e trembur djalin e saj.

 

Më pas, janë publikuar edhe video të takimit të tyre me futbollistin që i përqafonte i përlotur./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu