Ksamil/ Duke shkuar për në plazh e duke dhënë leksione mbi sjelljen dhe edukatën, bashke me time bijë, ndalemi përpara një makine benz, që mezi hipën mbi trotuar dhe na zë rrugën.
I drejtohem njerezishëm “zonjës” që jepte e merrte nga jashtë me shoferin barkmadh e që mban një vajzë më të vogël se timen përdore.
Nga të kaloj? – i them – Jam me femijë me vete.
-Merr avionin- përgjigjet gruaja ordinere, me fytyrë ordinere, veshje dhe syze ordinere, me forma trupi ordinere dhe padyshim, një bark tipik ordiner.
Nga makina del burri i saj ordiner, me gjithë bark.
Shoh fëmijën e tyre të bukur si drita dhe ngjethem, pastaj shoh timen që gati po del në rrugë të makinë s, duke rrezikuar jetë n dhe u kthehem të dyve, si dikush që as ka parë e as e ka idenë se çfare është avioni!
Shtrëngoj time bije nga dora dhe e kuptoj se kur avionët i lë pas nuk ka mënyra të tjera komunikimi me dy barqe si këta. Sigurisht, qe cifti i ordinereve dhe fëmija i pafat e qepën menjehere.
U ndjeva e fortë dhe e dobët.
Ata ngrinë nga mospërputhja e figurës me zërin. Nga kapërcimi i një tonaliteti te tjetri dhe mbi të gjitha, sepse dëgjuan gjëra që i dinë dhe i kompleksojnë prej një jete.
Edukata ësht dobësi ne një vend shpellarësh, por une i njoh mirë ata dhe ua di gjuhën.
Sot, detyrimisht, e di edhe ime bije! Sa gjuhe te huaja di unë dhe sa avionë te tjerë më duhen për të tilla kapërcime?!
Gruaja ordinere ka te drejte: Merr avionin!