
Moti i keq ka shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në disa zona të qarkut të Lezhës, ndërsa më e goditura rezulton të jetë zona e Zhejës në Kurbin. Vërshimi i ujërave malorë ka përmbytur banesa dhe biznese, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Raportohet se edhe një numër i konsiderueshëm banesash dhe automjetesh janë dëmtuar si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit.
Banorët e fshatit Zhejë të Kurbinit bëjnë me faj kryetaren e bashkisë, Majlinda Cara për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.
“Shiko si i ka bërë makinat. 1 metër ujë. Vetëm faji i bashkisë. Kjo që 50 mln euro merr me një të rënë të lapsit. Ka 30 vite që nuk e ka pastruar kanalin. Shikoni si është dëmtuar brenda. I gjithi është faji i bashkisë e i shtetit’
Nga ana e saj Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Mailinda Cara, tha se mjetet dhe ekipet e bashkisë ndodhen aktualisht në terren për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur, por banorët e përgënjeshtrojnë
“Kryetarja e bashkisë thotë kanë dalë në orën 07:00 po çfarë do të bëjë kur ka ndodhur përmbytja. Kryetarja e bashkisë nuk bën pastrimet e kanaleve çdo vit” thotë një tjetër banor./SYRI.net







