
Skuadra e FC Prishtina ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të ri portugez Luis Mota, i cili vjen nga ekipi B i gjigandit portugez FC Porto.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ndërmjetësi i marrëveshjes, menaxheri Andi Matraxhiu, përmes një njoftimi në rrjete sociale:
“Sulmuesi portugez Luis Mota, që aktivizohej me ekipin Porto B, firmos me Prishtinën! Jam i lumtur për këtë marrëveshje dhe falënderoj bashkëpunëtorët portugezë që ndihmuan në arritjen e saj.”
View this post on Instagram
Mota pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës nga kryeqyteti kosovar, ndërsa ky transferim konsiderohet një hap i rëndësishëm si për lojtarin, ashtu edhe për klubin që synon të rikthehet fuqishëm në skenën ndërkombëtare.
Prishtina po tregon ambicie të qarta në këtë merkato, duke investuar në lojtarë me potencial që kanë kaluar nëpër akademi dhe struktura elitare europiane.