
Menaxheri i njohur Andi Matraxhiu ka bërë publike lojtarin më të ri që i bashkohet KF Tiranës, mesfushorin brazilian Eliton Junior, i cili do të luajë në rolin e “playmaker”-it.
Në një postim në rrjete sociale, Matraxhiu shprehet i kënaqur për bashkëpunimin dhe falënderon partnerët e tij në Brazil, si dhe klubin bardheblu për besimin e treguar. “I uroj lojtarit shumë sukses!”, shkruan ai.
View this post on Instagram
Mesfushori Eliton Junior që vjen pas një karriere të pasur dhe pritet të jetë një armë e rëndësishme kreative për mesfushën e Tiranës në sezonin e ri nisi pa humbur kohë stërvitjen.
“Mirësevjen, Eliton Júnior!
Eliton Júnior është zyrtarisht pjesë e familjes bardheblu. Braziliani 27-vjeçar vjen me një përvojë të gjerë ndërkombëtare duke i shtuar vlera kontigjentit bardh’ e blu. Júnior i është bashkuar grupit në seancat stërvitore️ për të marrë ngarkesat e duhura në nisjen e sezonit të ri”, ka shkruar klubi bardheblu.
27-vjeçari e mbylli sezonin te skuadra e Amazonas në Brazil, ndërsa në karrierën e tij futbollistike ka luajtur edhe me ekipe si Loko Plovdiv, Varbergs Bols, KuPS, Red Bull në Brazil dhe Torpedo Kutaisit, me të cilën, eliminoi vjet Tiranën nga Conference League.