
Videot virale të javës së fundit po ndryshojnë mënyrën e të bërit fushatë, ndërkohë që analistët në studiot televizive kanë nisur kryqëzatën kundër reels-ave të kryeministrit me Bashën por dhe kandidatëve të tjerë në të dy kampet.
Pas replikave me video selfie Rama-Basha, trendit iu bashkua edhe Sali Berisha sot me një video që nuk dihet nëse ia ka këshilluar Chris La Civita apo Floriana Garo. Gjykoni vetë.
Kreu i Acromax, Aldor Nini, i ftuar sonte në Euronews, publikoi statistikat e klikimeve dhe pëlqimeve të 7 ditëve të fundit në TikTok, YouTube dhe Instagram.
Kliko grafikun më poshtë