
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka uruar Kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen në krye të qeverisë shqiptare, përmes një postimi në rrjete sociale, ku vlerëson miqësinë e thellë dhe bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve.
“Dëshiroj t’i përcjell urimet e mia më të sinqerta Kryeministrit @ediramaal për rizgjedhjen në drejtimin e qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, fryt i një dialogu konstruktiv dhe i një vullneti të përbashkët për të përballuar sfidat globale me zgjidhje inovative,” shkroi Meloni.
Ajo theksoi gjithashtu përkushtimin për të vazhduar punën e përbashkët në funksion të stabilitetit rajonal dhe integrimit europian të Shqipërisë:
“Do të vazhdojmë të punojmë për të konsoliduar më tej lidhjet mes qeverive tona dhe për të arritur objektivat e përbashkëta, përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe përparimin në rrugën evropiane të Shqipërisë.”
View this post on Instagram
Në një reagim të menjëhershëm në X, Kryeministri Edi Rama u përgjigj me mirënjohje dhe humor:
“Grazie, Sorella. È un onore servire una relazione straordinaria di vicinanza e amicizia come quella tra Albania e Italia, ed è un privilegio collaborare con un leader come te, che dice ciò che fa e fa ciò che dice🙏”
“Nuk e di nëse e kam shkruar saktë ‘un leader’ dhe jo ‘una leader’, por e di me siguri se më e mira për vendet tona ende nuk ka ardhur 🇦🇱😍🇮🇹”
Ky shkëmbim urimesh dhe ndjenjash të sinqerta nënvizon marrëdhëniet e veçanta mes Shqipërisë dhe Italisë, që po shkojnë përtej politikës zyrtare drejt një partneriteti të qëndrueshëm dhe njerëzor.