
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, bëri xhiron e rrjeteve sociale në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, kur u prit nga homologu shqiptar, Edi Rama, i cili iu sërish në gjunjë dhe më pas e përqafoi.
Meloni, ndryshe nga sa kishte planifikuar, teksa do të vizitonte edhe kampin e Gjadrit në Lezhë për emigrantët, nuk e bëri një gjë të tillë për shkak të impenjimeve të shumta.
Siç duket, klima e Tiranës (ra shi të premten e samitit) nuk i ka bërë mirë Kryeministres Giorgia Meloni, e cila ka anuluar të gjitha angazhimet e saj të planifikuara për sot dhe nesër, përfshirë pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Rajonit në Venecia. Stafi i tij e komunikoi këtë. Vendimi u mor për shkak të një gjendjeje me ethe që e detyron të pushojë.(BalkanWeb)