
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shfaqur në kopertinën e revistës javore amerikane “Time” – e cila i ka kushtuar një artikull të gjerë në botimin e saj të fundit.
Artikulli i shkruar nga Massimo Calabresi bazohet në një intervistë të zhvilluar më 4 korrik me titull “Ku po e udhëheq Evropën Giorgia Meloni” – duke ndjekur një profil kompleks dhe shumëplanësh të lideres së “Fratelli d’Italia”.
Në Itali, Meloni është përqendruar në disa nga premtimet e saj më dramatike të fushatës, si vendosja e një bllokade detare për të ndaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm të transportuar me anije.
“Në skenën ndërkombëtare, ajo është shfaqur më pak si një revolucionare e krahut të djathtë sesa si një konservatore pragmatike.
Meloni ka përqafuar Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Ukrainën, ka punuar për të izoluar Kinën dhe ka punuar me shkathtësi për të rivendosur marrëdhëniet e tensionuara midis Amerikës dhe Evropës gjatë fillimit të mandatit të dytë të presidentit te SHBA-së, Donald Trump.
Gjatë rrugëtimit të saj, Meloni ka fituar mbështetjen e udhëheqësve nga i gjithë spektri ideologjik, nga Biden te presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e deri te zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance./atsh