Shtëpia e Bardhë ka thënë se Donald Trump është ende i vendosur ta bëjë Groenlandën pjesë të SHBA-së.

Duke folur me gazetarët, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u pyet nëse kishte ndonjë përditësim mbi qëndrimin e presidentit për Grenlandën.

Ajo tha se Trump “i përmbahet arsyetimit për qëllimet strategjike të Groenlandës në Arktik dhe vazhdon të mbetet i përkushtuar ndaj idesë së marrjes së Groenlandës me çfarëdo mjeti që mundemi për të çuar përpara interesat tona të sigurisë kombëtare në rajon”.

Që nga fitorja në zgjedhje, Trump ka pohuar vazhdimisht se është thelbësore që SHBA-të të marrin kontrollin e territorit autonom danez për arsye sigurie kombëtare.

Më herët këtë vit, partitë politike të Groenlandës u bashkuan në një deklaratë të përbashkët për të hedhur poshtë çdo sugjerim nga Trump se SHBA-të duhet të kontrollojnë territorin.

Kjo u pasua nga një reagim shumë i ftohtë publik i vendasve ndaj zëvendëspresidentit amerikan JD Vance gjatë vizitës së tij në Groenlandë, e cila përfundoi duke u ndërprerë.

Danimarka gjithashtu ka hedhur poshtë me vendosmëri çdo sugjerim që Amerika të ndërhyjë për të marrë kontrollin e rajonit./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu