Mediat greke raportojnë se, Fredi Beleri, ka marrë leje nga autoritetet shqiptare të vuajtjes së dënimit, për të fluturar drejt Strasburgut për të marrë detyrën si eurodeputet.

Protothema shkruan se sipas burimeve qeveritare greke, leja për Belerin shihet si një zhvillim i rëndësishëm për punimet në Parlamentin Europian.

Në mars të vitit 2024, GJKKO e shpalli fajtor dhe u dënua me dy vite burgim.

Pas vendimit të dënimit të formës së prerë në Apel , Beleri humbi mandatin e kryebashkiakut nga KQZ, duke bërë që të shpallen sërish zgjedhje në Himarë, të cilat do të mbahen më 4 gusht./bota sot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu