Strukturat për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër mund të përshtaten për një tjetër kategori personash, jo më për emigrantët dhe azilkërkuesit por për të burgosurit.

Il Tempo në Itali thotë se kryeministrja Italiane Giorgia Meloni dhe qeveria e saj janë duke analizuar përshtatjen e saj në qendra për të burgosurit shqiptarë në itali të lidhur me aktivitetet mafioze.

yacht hotel sarande

Çështja e emigrantëve vijon të jetë në dyert e gjykatave në Itali dhe Evropë dhe kjo sic shkruan “Il Tempo”, mund ta detyrojë kryeministren italiane që ti përshtasë “gjadrin dhe shëngjinin” në burgje për rreth 2800 shqiptarë të dënuar për aktivitete mafioze të cilët aktualisht po vuajnë dënim në Itali.

Krahas një dakordësie nga Shqipëria, vështirësia për këtë përshtatje do të ishte më e madhe pasi qendrat në Gjadër e Shëngjin janë projektuar dhe ndërtuar për pritje dhe procesimin e emigrantëve dhe nuk ka spcifikat e një strukture për vuajtjen e dënimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu