Alex Soros, drejtuesi i Fondacionit Shoqëria e Hapur, ka ndarë në rrjetet sociale, ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto më kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama
‘Me vëllain tim’, Aleks Soros ndan foton me Ramën: Përfundimi i verës në Tiranë është bërë traditëAlex Soros dhe Edi Rama.
View this post on Instagram
Alex Soros, drejtuesi i Fondacionit Shoqëria e Hapur, ka ndarë në rrjetet sociale, ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto më kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Ai shkruan se tashmë është bërë traditë që çdo verë të vizitojë Shqipërinë, si një përmbyllje e pushimeve.
“Përfundimi i verës me vëllain tim në Tiranë është bërë traditë”, shkruan Soros në rrjetet sociale, i cili ka publikuar edhe foton ku shfaqen të dy të përqafuar dhe buzëqeshur.
Kujtojmë se miliarderi dhe filantropi George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alex Soros.
Pronat e biznesit të Soros përfshijnë Fondacionin e tij jofitimprurës për Shoqëri të Hapur, i cili e ushtron aktivitetin në më shumë se 120 vende anembanë botës.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, organizata jep rreth 1.5 miliardë dollarë në vit për grupet, që mbështesin të drejtat e njeriut dhe nxisin rritjen e demokracive në mbarë botën./Shqiptarja.com