61 persona janë plagosur në sulm – duke përfshirë tre në gjendje kritike.

Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili tha se kishte në shënjestër një kamp trajnimi të Brigadës Golani të Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) në zonë, e cila është e bazuar midis Tel Avivit dhe Haifës.

yacht hotel sarande

Zyra e medias e grupit të armatosur tha se sulmi ishte në përgjigje të sulmeve izraelite në Libanin jugor dhe Bejrut të enjten.

Grupi tha se kishte shënjestruar kampin në Izraelin verior duke përdorur një “tufe dronësh”.

Në një deklaratë, MDA tha se krahas tre të plagosurve në gjendje kritike, 18 nga viktimat ishin në gjendje stabël, 31 pësuan lëndime të lehta.

Rregullat e censurës izraelite i pengojnë mediat të thonë saktësisht se ku ose çfarë ishte shënjestruar, por disa media thonë se lokacioni u godit nga një dron i nivelit të ulët i nisur nga Libani – një armë relativisht e pa sofistikuar që duket se nuk ka aktivizuar alarmet e paralajmërimit të hershëm.

Pamjet e transmetuara nga mediat izraelite treguan të plagosurit duke u ndihmuar në automjetet e urgjencës, përfshirë helikopterët.

Shumë nga të plagosurit janë evakuuar në Qendrën Mjekësore Hillel Yaffe në Hadera aty pranë – ndërsa të tjerët janë dërguar në spitalet në Tel Hashomer, Haifa, Afula dhe Netanya.
Detajet janë ende të pakta, por shumë nga të plagosurit duket se kanë qenë në një mensë në atë kohë dhe janë kapur plotësisht në befasi. Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale duket se tregojnë një sallë të zbrazët me një të çarë në çati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu