Më shumë turistë që duan Kafkën dhe më pak vizitorë të dehur. Praga nxjer një ndalesë për “shëtitjet e organizuara në pijetore”: dhe e bën këtë për të ndryshuar modelin e saj të ofertës turistike, duke luftuar teprimet perverse.


Të hënën e kaluar, këshilli bashkiak i kryeqytetit çek miratoi një urdhëresë që ndalon turnetë e organizuara në qytet nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit dhe është e destinuar të shkaktojë diskutim: teksti shpjegon se ajo që e shtyu administratën të ndërhynte ishte “konsumimi i paarsyeshëm i alkoolit dhe sjellja shkatërruese e lidhur me ngacmimet në pijetore: mund të krijojë përshtypjen e mungesës së kulturës në komunitetin tonë dhe të zvogëlojë perceptimin e sigurisë, si dhe të shkaktojë një ndikim të mundshëm negativ në pikëpamjen e turistëve për qytetin, investitorët e mundshëm dhe vetë qytetarët”.

yacht hotel sarande

Shkrimtari ekzistencialist, Franz Kafka lindi në Pragë korrikun e vitit 1883, kur ishte pjesë e perandorisë austro-hungareze në një familje hebreje gjermanishtfolëse, gjuhë në të cilën ai shkruajti edhe kryeveprat e tij letrare si Metamorfoza, Amerika, Kështjella, Gjyqi etj,

Metamorfoza

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu