Më pak kursime dhe më shumë kredi. Kjo është situata financiare e bizneseve dhe familjeve shqiptare për 9 muajit e parë të këtij viti. Kredia e re e marrë këtë periudhë ka qenë 120 milionë euro më e lartë se vlera e kursimeve të reja.
Më pak kursime dhe më shumë kredi. Kjo është situata financiare e bizneseve dhe familjeve shqiptare për 9 muajit e parë të këtij viti. Kredia e re e marrë këtë periudhë ka qenë 120 milionë euro më e lartë se vlera e kursimeve të reja.
Shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat nga janari deri në fund të muajit shtator janë rritur 527 milionë euro, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në total deri në shtator të këtij viti pranë bankave të nivelit të dytë janë 13.3 miliardë euro kursime, nga 12.8 miliardë euro që ishte vlera në fund të shtatorit të vitit 2023.
I gjithë 9-mujori i vitit 2024 është shoqëruar me zhvendosje të kursimeve nga valutat në lekë,
Gjatë kësaj periudhe depozitat në lekë janë shtuar me 482 milionë euro, kurse ato në valutë me afro 45 milionë euro, në raport me shtatorin e vitit të shkuar.
Nga ana tjetër kredia e re e dhënë për ekonominë për të njëjtën periudhë 9-mujore është rritur me 647 milionë euro.
Banka e Shqipërisë thotë se nga janari deri në shtator bankat kanë aprovuar në total 2.8 miliardë euro kredi të reja, nga rreth 2.1 miliardë euro që ishte kredia e dhënë në janar-shtator 2023.
Ndërsa stoku i kredisë në total në fund të shtatorit arriti në 8.1 miliardë euro, nga 7.2 miliardë euro që ishte në shtatorin e vitit të shkuar. Rritja e kredisë është udhëhequr kryesisht nga kërkesa e lartë për huasë për investime në pasuri të paluajtshme nga bizneset, ndërsa nga qytetarët kryesisht për blerje banese.
DEPOZITAT E SHQIPTARËVE
Shtator 2023 12.803 mln euro
Shtator 2024 13.330 mln euro
Diferenca +527 mln euro
DEPOZITAT SIPAS MONEDHËS/2024
Në valutë +45 mln euro
Në lekë +482 mln euro
Rritja në total +527 mln euro
KREDIA E RE
Janar-Shtator 2023 2.160 mln euro
Janar-Shtator 2024 2.807 mln euro
Diferenca +647 mln euro /Shqiptarja.com