Policia dhe forcat speciale RENEA kanë kryer sot shoqërimin drejt Tiranës të Safet Bajrit njeriut të përmendur për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale që kanë tronditur Shkodrën.

Bajri sapo ka zbarkuar në ambientet e policisë së Tiranës ku dhe do të merret në pyetje për dyshimet e prokurorëve.

Dy ditë më parë forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit në Dobraç të Shkodrës.

Sipas avokatëve të Safet Bajrit ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në polici, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do bëhet në Tiranë.

Mbrojtja nuk konfirmon tu jetë komunikuar ndonjë urdhër arresti, ndërsa pohon se për herë të dytë kërkohet marrja e ADN-së së këtij shtetasi. Bajri është transportuar drejt Tiranës i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie.

Shoqerimi i Safet Bajrit është bërë me Vendim gjykate, pasi ai nuk kishte pranuar të dorezonte mostra gjaku dhe pështyme, lidhur me kryerjen e një analize ADN-je.

Në këto kushte SPAK i është drejtuar gjykatës me një kërkesë duke miratuar më pas shoqërimin e tij të detyrueshëm për marrjen e kampionit./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu