Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, ku ka nënvizuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit, duke i cilësuar ato si një moment me peshë të veçantë gjeopolitike.

Sipas tij, këto zgjedhje dallojnë nga të mëparshmet për shkak të ndikimit të tyre në të ardhmen e vendit, duke bërë një krahasim me zgjedhjet e vitit 1991, kur Shqipëria vulosi ndarjen nga komunizmi dhe kalimin në një sistem demokratik.

“Zgjedhjet e 11 majit kanë një komponent ndryshe nga të tjerat. Ato kanë një komponent gjeopolitik që, besoj unë, zgjedhjet e kanë pasur vetëm në fillimet e transformimit demokratik pas rënies së komunizmit në 1991 kur shqiptarët morën një vendim për të vulosur përfundimisht ndarjen me një kohë dhe sistem tjetër duke përqafuar një sistem të ri vlerash”, tha Rama.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu