Banka e Shqipërisë synon të ulë përdorimin e euros në ekonominë shqiptare.

Gjatë një takimi me guvernatorin e Bankës Kombëtare të Austrisë, Gent Sejko nënvizoi se janë marrë një sërë masash në këtë drejtim, për të nxitur përdorimin e lekut.

yacht hotel sarande

Sipas Sejkos, rezultatet janë inkurajuese sepse ka një rritje të kredisë së dhënë në lek.

Gjithashtu, guvernatori i Bankës së Shqipërisë vlerësoi se ekonomia shqiptare ka një performancë pozitive, me një nivel të ulët inflacioni dhe me një aktivitet kreditues të mirë.

Sejko vuri në pah edhe se raporti i kredive me probleme është në nivelet më të ulëta historike. /vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu