Pas një romance që zgjat prej vitit 2016, ylli portugez – aktualisht në Arabinë Saudite – i ka propozuar për martesë partneres së tij.
Georgina e ndau lajmin në rrjete sociale, duke treguar unazën dhe duke shkruar: “Po, e dua, në këtë dhe në të gjitha jetët e mia” ❤️

Cristiano dhe Georgina kanë së bashku dy fëmijë biologjikë: Alana Martina (lindur në 2017) dhe Bella Esmeralda (lindur në 2022). Ata ishin në pritje të binjakëve, por foshnja djalë humbi jetën gjatë lindjes, ndërsa Bella mbijetoi. Georgina gjithashtu rrit tre fëmijët e tjerë të Ronaldos: Cristiano Jr. dhe binjakët Mateo e Eva, të lindur nga nëna surrogate.

Çifti, një nga më të komentuarit në botën e sportit dhe showbiz-it, është gati të kurorëzojë historinë e tyre të dashurisë me martesë, duke e përmbyllur një histori 9-vjeçare me një “po” zyrtare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu