Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla priti ish-kryeministrin grek Jorgos Papandreu, i cili ndodhet në Tiranë në cilësinë e delegatit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit,  lidhur me prioritetet e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Si ish-kryeministër dhe ish- ministër i jashtëm i Greqisë, Papandreu sot deputet në parlamentin grek, mbahet mend për politika pro-shqiptare.

yacht hotel sarande

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Greqi si ish-kryeministri, Jorgo Papandreu” – deklaroi ministri Balla.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke vënë theksin te rëndësia e dialogut politik, bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme fqinjësore.

Pamjet e takimit

Ministri vlerësoi rolin e z. Papandreu si një zë i fuqishëm për integrimin evropian dhe stabilitetin në Ballkan, duke theksuar se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj një vizioni të përbashkët për një rajon më të bashkuar dhe të zhvilluar bazuar në raportet e fqinjësisë së mirë.

Ky takim nënvizoi edhe një herë rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe kontributin e tyre për stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu