Ish-kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dhënë fjalën e tij të fundit para trupit gjykues në Hagë, duke deklaruar se paraburgimi i tij dhe i tre ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë i padrejtë.

Mes emocionesh të forta, ndërsa mbante në qafë një kollare me shqiponjë, Krasniqi e nisi fjalën duke uruar qytetarët e Kosovës për 18-vjetorin e pavarësisë.

“Qëndroj sot para jush jo si një kriminel që e përshkruan aktakuza e prokurorisë, por si një njeri i lindur dhe i kalitur në luftëra për dinjitet njerëzor nga një popull që refuzoi të zhdukej nga politikat e krimit dhe gjenocidit serb”, u shpreh ai.

Deklarata e Krasniqit vjen në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, një proces që po ndiqet me vëmendje të lartë në Kosovë dhe më gjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu