Dje u bë me dije se drejtuesi politikë të qarqeve në PS do renditen në listat e sigurta për zgjedhjet e 11 majit 2025. Deputeti i PS-së Erion Braçe ka bërë një reagim duke postuar disa pamje nga viti 1992 kur nisi rrugëtimi i tij.
Në një postim në rrjete, Braçe, ka reflektuar mbi rrugëtimin e tij politik, duke theksuar se gjithçka ka nisur në 15 janar 1992 dhe do të përfundojë ashtu si ka filluar, si një socialist i zakonshëm. Braçe e ka konsideruar veten një pjesë të një lëvizjeje më të madhe, një minorance të majtë që luftonte për të drejtat e qytetarëve dhe kundër një fryme mbytëse dhe dhunshme që ndodhej në shoqëri.
Ai ka kujtuar momentet e vështira të periudhës së tij të angazhimit, përfshirë kërcënimet me plumba dhe vlerësimin që ka marrë për të udhëhequr në këtë vend. Megjithatë, ai thekson se nuk është dorëzuar dhe ka kaluar çdo sfidë. Braçe shpreh mirënjohjen e tij për çdo socialist që ka luftuar dhe ka kontribuar për një shoqëri më të drejtë, duke vlerësuar sakrificat e atyre që kanë kaluar nëpër vështirësi, për të siguruar një të ardhme më të mirë.
Në përfundim, Braçe apelon për ruajtjen e vlerave të majta dhe për kujdes ndaj atyre që, sipas tij, shfaqen me arrogancë dhe pa një ide të qartë, duke udhëhequr në një pozicion të lartë pa meritë dhe duke shfaqur një pamje të gabuar të drejtimit.
‘UNE E KAM NISUR KESHTU, ME 15 JANAR 1992; KESHTU DO E MBYLL,SI SOCIALIST I ZAKONSHEM! Nuk ishte heroizem, as nuk eshte; E bene mijera atehere, jane qindra mije sot te tille! As nuk mendova atehere se do merresha me politike e do beja kariere te tille, politike; Me acaronte fryma mbytese-e dhunshme, ndaj njerezve qe thjesht PO ZGJIDHNIN, ndaj minorances se MAJTE, njerezve ne te drejten e tyre ne sistemin qe po lindte si garantues edhe i tyre, deformimi i tmerrshem qe po ndodhte, dhe ZGJODHA TE JEM ME KETE MINORANCE; brenda saj te jem I MAJTE! Nuk di ne ja kam dale; Por di te them qe nuk jam dorezuar. I kam kaluar te gjitha, nga plumbat tre gisht mbi koke e nga tre metra perballe deri tek vleresimi i jashtezakonshem per te drejtuar ne kete vend; Nga fillimi ne fund ka qindra mijera te tjere qe kane vuajtur si une, kane gezuar po aq, por ka edhe mijera te tjere nder ta qe nuk jane vleresuar, jane harruar edhe pse jane si ne, kane bere beteja te verteta ne gjithe keto vite! Sot e cdo dite, UNE I JAM MIRENJOHES CDO SOCIALISTI TE TILLE; pa ta ky vend do te ishte i tmerrshem, vecanerisht ne ate fillim! Gezuar atyre qe ishin e jane!Gezuar ketyre qe kane ardhur, qe do vijne e qe duan ta nisin thjeshte si TE MAJTE; Jo si qenie pa forme, pa ide e pa ditur hic sec jane, por me arrogancen natyrale te nje zyre te larte, te pamerituar, shfaqen si shefi, si shefja, si zoti qe sheh nga larte poshte njerez qe bejne beteja te perditshme si socialiste te zakonshem!’