Në turneun e radhës me diasporën për zgjedhjet e 2025-ës, ministri Taulant Balla ndodhet në Berlin ku po takohet me shumë bashkatdhetarë. Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën takoi dy biznesmenët e suksesshem Xhimi dhe Berti, të cilët kanë investuar në hapjen e restoranteve në Berlin.
“Jam shumë krenar që shqiptarët nga të gjitha viset shqiptare, qofshin nga Maqedonia e Veriut, Kosova apo Presheva dhe natyrisht nga Shqipëria janë angazhuar fuqishëm në sektorin e shërbimeve dhe kryesisht atë të restoranteve, duke i shndërruar këto njësi shërbimi në destinacione shumë të rëndësishme ku mund të kalosh një moment të bukur, por edhe të takosh politikanë të rëndësishëm të Berlinit, sikurse edhe na ndodhi. Por pa dyshim edhe bashkatdhetarë të tjerë, të cilët e frekuentojnë këtë restorant dhe këtë destinacion të bukur” u shpreh Balla përkrah dy biznesmenëve.
Xhimi dhe Berti e falënderuan ministrin Balla për vizitën dhe mirënjohjen që u shfaqi publikisht.